Njëzet organizata qytetare të Maqedonisë nga 27 komunat e vendit kanë përfituar grante me vlerë të përgjithshme prej 80 mijë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projektet e tyre janë të sferave të ndryshme, kurse grantet janë përfituar në kuadër të “Aktivizo” programit për grante të vogla që realizohet nga Fondacioni për zhvillim ekonomik të qëndruesheshëm – Pedra Plus, në bashkëpunim me partnerin gjerman Arbeiter-Samariter-Bund.
Projekti do të zgjatë deri në maj të vitit 2019, ndërkaq planifikohet që pesë organizata qytetare të bëjnë praktikë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/