Site icon Telegrafi

80% e hoteleve të Ohrit të rezervuar për natën e Vitit të Ri

Qyteti i Ohrit po përgatitet që t’i pres mysafirët të cilët kanë planifikuar që natën e Vitit të Ri, ta kalojnë në këtë qytet. Deri tani 80% e hoteleve janë rezervuar, me mysafirë nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Shqipëria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që këtë fundvit të shtohen edhe turistët nga shtetet evropiane, mirëpo në një numër të vogël. Punëtorët turistik thonë se çdo vit po mundohen të sjellin sa më shumë turist të huaj.

Nga Agjencionet turistike, presin që deri në fund të vitit kapacitetet hotelierike të mbushen deri në fund, dhe shpresojnë se nuk do të ketë anulime të rezervimeve. Nga qeveria lokale e Ohrit, edhepse nuk e kanë publikuar programin, premtojnë festë të mirë./Telegrafi/

Exit mobile version