Telegrafi

8 mitet e gabuara të rrezitjes

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Zbuloni mitet e ekspozimit ndaj diellit:

1. Nëse përdor mbrojtës diellor nuk mund rrezitem, veçanërisht nëse SPF (filtrat diellor) janë të lartë
Sa shumë e gabuar! Filtrat diellor përdoren për të penguar të keqen e diellit dhe lejojnë më të mirën, që është e mjaftueshme për të na dhënë një ngjyrë të bukur.
Me mbrojtësit diellor rrezitja vjen gradualisht, por në mënyrë intensive dhe që zgjat. Nëse nuk përdorni mbrojtës, rrezitja nuk do të jetë uniforme, dhe do të zbehet shpejt.

2. Rrezitja paraprihet gjithmonë nga një e djegur
Një tjetër mit i rremë. Skuqja intensive e lëkurës tregon se ka një inflamacion, ose që keni kaluar limitin e ekspozimit në diell, sidomos nëse kjo është bërë pa përdorur mbrojtës.

3. Nën ombrellë nuk skuqem
Sipas një studimi nga Universiteti i Valencias, pëlhura e çadrës filtron 75% të rrezeve të diellit. Kjo do të thotë se, nëse qëndroni nën ombrellë pa mbrojtje adekuate, ka të ngjarë të merrni skuqje, sepse rrezet reflektohen nga rëra.

4. Nëse aplikoj një SPF 20 shumë shpesh, është njëjtë sikur të përdor SPF 50 më rrallë
E gabuar. SPF mbetet i njëjtë pavarësisht nga frekuenca me të cilën e aplikoni atë.

5. Dielli është një rrezik për shëndetin
Ky është një mit i gabuar. Ata që i druhen diellit duhet të sigurohen nga fakti se ekspozimi i moderuar stimulon prodhimin e endorfinës, hormone që na bëjnë të ndjehemi mirë. Dielli gjithashtu stimulon prodhimin e vitaminës D, që i nevojitet trupit, parandalon osteoporozën dhe forcon sistemin muskulo-skeletal.

6. Bluza të mbron nga dielli
Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Të veshësh një bluzë të thatë mund të ofrojë mbrojtje ekuivalente me atë të një kremi me faktor mbrojtës më pak se 10, por kini kujdes: dhe bluza e lagur ofron mbrojtje shumë të ulët. Situata ndryshon kur vishen bluza për zhytësit. Mbrojtja në këtë rast është shumë e mirë.

7. Dielli shëron aknet
Është pjesërisht e vërtetë. Fillimisht krijohet përshtypja se dielli e than lëkurën, por në mes të pushimeve gjëndrat dhjamore stimulohen për të prodhuar më shumë sebum, duke përkeqësuar aknet.
Këshillohet në këtë rast për t’u mbrojtur me një gel të veçantë për lëkurë të yndyrshme.

8. Nëse bëj solar mund të ekspozohem në diell pa probleme
Mit i gabuar. Ngjyrim që japin dushet dhe shtretërit UVA në fakt janë shumë sipërfaqësor, sepse kufizohet vetëm në shtresën e parë të qelizave të vdekura. Dmth nuk aktivizon procesin e melaninës. E njëjta gjë vlen dhe për auto-rrezitësit, që vetëm japin një ngjyrë artificiale. Të dyja mënyrat shërbejnë për të mos shkuar të zbehtë në plazh. /Telegrafi/

Model: Ema Uka
Foto: Arton Humolli