Telegrafi

8 milionë euro për ujrat e bardha dhe të zeza

Projekti përfshinë masa investive dhe shoqëruese me qëllim të zvogëlimit të humbjeve, përmirësimit të kualitetit të ujit, mbledhjes së ujërave të zeza sikurse edhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për konsumatorët.

Kompania Regjionale e Ujit e Prishtinës e furnizon përafërsisht 40% të popullatës kosovare që do të përfitojë nga programi i paraparë të financuar prej qeverisë gjermane përmes KfË-së.

Masat e programit do të fillojnë në 2009 dhe do të implementohen gjatë tri viteve. Programi përfshinë paketën e parë të investimeve nga paketa e tërësishme që vlen 20 milion euro të identifikuara nga kompania regjionale e ujit si nevoja emergjente.

Qeveria gjermane, përmes KfË-së Entëicklungsbank, prej vitit 2000 i ka zotuar 41 milion euro për përmirësimin të sistemit të furnizimit me ujë në 17 komuna. 11 milion euro shtesë janë dhënë si bashkëfinancim me EAR dhe buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

KfË Entëicklungsbank i implementon programet e bashkëpunimit financiarë në gjithë botën në emër ministrisë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë. qeveria gjermane i ka zotuar deri më tash rreth 148 milion euro për bashkëpunimin financiar me Kosovën në fushat e promovimit të sektorit privat, rrugëve, ujë dhe ujëra të zeza dhe energji./Telegrafi/