Shumica e personalitete shqiptare po vazhdojnë të publikojnë imazhe me nënat e tyre.
Nuk bën përjashtim edhe këngëtarja shqiptare Zanfina Ismaili, e cila i ka dedikuar një mesazh emocionues nënës së ndier, Monës.
Ky ka qenë 8 marsi i parë i Zanit pa praninë e nënës dhe këngëtarja ka thënë se çdo njëri duhet të jetë mirënjohës që e kanë nënën e tyre të gjallë, transmeton Telegrafi.
“Për ata që ende e shohin këtë në ekranin e telefonave të tyre duhet të jetën mirënjohës pasi është një mundësi e rrallë. Pranoje këtë telefonatë me dashuri, respekt dhe kujdes. Pasi që një ditë nuk të ketë rëndësi statusi që bëni, ju nuk do e shihni më atë asnjëherë”, ka qenë mesazhi që ka lën Zanfina.
Theksojmë se Ismaili kohë më parë i kishte kushtuar edhe një këngë nënës, të titulluar ‘M’ që deri më tani është parë mbi dy milionë herë në YouTube.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/