Festa e Gruas, 8 Marsi vjen me shumë surpriza në ParkL and Hospitality Group nga Maliqi Group në qendër të Shkupit.
Jo vetëm kjo ditë, por që nga 1 Marsi e deri me 10 Mars, befasi të panumërta ju presin në ambientin që është krijuar enkas për t’i kënaqur shqisat tuaja.
ParkLand Hospitality Group, bashkë me stafin e saj profesional ka menduar deri në përpikshmëri dhe në çdo detaj, që kjo periudhë e muajit t’i dedikohet enkas, zonjave, nënave, vajzave dhe gruas.
Nisur nga menyja ushqimore, e detajuar dhe e plotësuar për çdo shije dhe kërkese e deri te tretmanet e bukurisë, ParkLand Hospitality Group, festën e gruas e ka dërguar në një tjetër nivel, atë të luksit, ndjesisë së mirë, të bukurës dhe rehatisë.
Dhe jo vetëm kaq, për 10 ditët e para të Mars 2022, tretmanet e përzgjedhura të trupit dhe fytyrës, prezantohen me 50 për qind zbritje. Stafi i profesionalizuar dhe certifikuar në Spa Center do të jetë në dispozicionin e vajzave dhe grave, për t’u dhënë atyre shkëlqimin dhe trajtimin e merituar në këtë ditë feste dhe përtej kësaj.
Surprizat nuk mbarojnë me kaq, në një ambient të përshtatur me ndjenjën e festës dhe respektit, profesionistët e kuzhinës, në ParkLand Hospitality Group kanë ideuar menynë e posaçme për ditën e gruas, duke ofruar llojllojshmëri ushqimesh e pijesh në një paketë të vetme dhe me një çmim të volitshëm.
Përveç kësaj, muzika e përzgjedhur dhe aktivitetet e tjera, janë pjesë e festës tonë, për t’i dhënë gruas, nënës dhe vajzave, ndjenjën më të bukur, që ato e meritojnë.
Ndjehuni si Mbretëreshë, me ParkLand Hospitality Group nga Maliqi Group në Shkup.
Rezervo tani në +3892551575 apo www.parkhotel.mk