Telegrafi

8 lëvizje për të fshirë stresin e fytyrës

1 Pastro mirë lëkurën
Përdorni qumështin pastrues. Më pas, në vend që të tamposh lëkurën me tonikun, shpërndaj pika të vogla kremi në fytyrë, mollëza dhe mjekër.

2 Insisto mbi rrudhat
Me gishta të bashkuar fillo të shpërndash kremin mbi ballë. Lëvizjet duhet të jenë horizontale dhe ngulmo drejt kockës së mbivetullave.

3 Mollëza dhe faqe
Vetëm me një gisht bëj lëvizje të lehta rrotulluese duke filluar mbi faqet, duke fërkuar mollëzat dhe duke mbërritur në ekstremin e jashtëm të vetullave.

4 Tërhiq mirë lëkurën
Lëvizjet në pikën 3 duhen kryer me gishta dhe përgjatë pjesëve të hundës. Duhet të tërheqësh lëkurën drejt pjesës së jashtme të fytyrës me lëvizje të ëmbla dhe të njëpasnjëshme.

5 Masazho tëmthat
Bëj lëvizje të vogla rrumbullake mbi tëmtha, duke përdorur gishtin e mesit dhe treguesin. Vazhdo derisa të ndiesh një nxehtësi të vogël.

6 Picko lehtë
Duke nisur nga mjekra picko në mënyrë delikate lëkurën, duke u ngjitur drejt kockës së nofullës. Të njëjtën lëvizje bëjeni edhe në anën tjetër të fytyrës, po me të njëjtin intensitet.

7 Për qafën
Masazhi vazhdon në qafë. Me pëllëmbët e duarve të hapura, nisu nga pjesa e fundit e qafës duke u ngjitur lart derisa të mbërrish tek mjekra. Mbuloni të gjithë zonën që ju intereson duke e ledhatuar ëmbël.

8 Shiatsu për buzët
Me molëzat e gishtit shtyp poshtë bluzës dhe pastaj menjëherë sipër. Ato që prek janë pikat shiatsu, të nevojshme për të bërë rigjallërimin e muskujve të lëkurës.

/Telegrafi/