Muaji janar ka qenë shumë i ftohtë i cili ka hyrë në historinë e Maqedonisë ku janë matur temperatura rekord që kanë shkuar deri në -28 gradë celsius, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Dita e 8 janarit ka qenë më e ftohtë në histori të Maqedonisë ku në qytetin e Berovës janë matur temperatura që kanë shkuar deri në -28 gradë Celsius.
Pas Berovës, temperatura ekstrem të ftohta ka pasur në Manastir -24 gradë Celsius, Mavrovë -23.8 dhe në Shtip -20.6 gradë Celsius. /Telegrafi/