Site icon Telegrafi

8 hapa si të zgjedhësh buzëkuqin e duhur

1: Nuancat e lëkurës tënde mund të jenë të ftohta, neutrale ose të ngrohta.

2: Nëse ke një nuancë të ftohtë zgjidh buzëkuqe me nuanca të ftohta, si për shembull të kuqet flak apo buzëkuqtë rozë të zbehtë.

3: Nëse ke nuancë neutrale të lëkurës, mund të përdorësh çfarëdolloj buzëkuqi që dëshiron.

4: Nëse ke një nuancë të ngrohtë lëkure, zgjidh buzëkuqe me nuanca të ngrohta si për shembull, portokall i kuq apo vishnjë.

5: Vendos tone më të ndezura gjatë ditës dhe më të errëta kur del natën. Buzëkuqtë me nuanca të errëta sigurojnë një pamje më të rafinuar dhe elegant gjatë ditës. Gjithashtu, edhe buzëkuqtë e tejdukshëm dhe me ngjyra natyrale, bëjnë të dukesh shkëlqyeshëm gjatë ditës. Një buzëkuq i lëmuar dhe shkëlqyes, garanton një pamje magjepsëse.

6: Testo tone të ndryshme duke vizituar farmacinë apo dyqanin me mjete grimi të zonës tënde.

7: Kujto se vijëzuesi i buzëve (nëse zgjedh ta vësh atë) duhet të jetë në tonet e ngjyrës natyrale të buzëve të tua. Buzët duhen vijëzuar përpara se të vendosësh buzëkuqin dhe jo më pas.

8: Merr në konsideratë “make up”-in e syve kur të zgjedhësh tonet e buzëkuqit. Tonet e thella ose të errëta, shkojnë më shumë me një grim të lehtë sysh; anasjelltas, tonet e lehta dhe natyrale të buzëkuqit plotësojnë më së miri një truk të rëndë sysh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version