Telegrafi

8 dhjetori, ditë jopune në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sot pasdite njoftoi se 8 dhjetori, (e enjte), do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria njoftoi se në këtë ditë do të shënohet dita e “Shën Klimentit të Ohrit”, dhe njëkohësisht shfrytëzoi mundësinë t’ua uroj, të gjithë atyre që festojnë./Telegrafi/