Site icon Telegrafi

8.8 milionë euro dhe 25 milionë dollarë për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka marr nisma për marrëveshjen ndërkombëtare të grantit në mes të Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin  e projektit për përmirësimin e ngrohtores qendrore në Prishtinë. Me këtë marrëveshje përfituesi do të përfitojë një kontribut financiar në vlerë 2.3 milionë euro.

Edhe vendimi për nismën e negocimit të Marrëveshjes së grantit në mes Kosovës dhe Gjermanisë, për financimin e projektit “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës ne Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III”, është miratuar nga kabineti qeveritar. Kontributi financiar nga kjo marrëveshje ka vlerën 6.5 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar edhe vendimin për aprovim të nismës për negocim të marrëveshjes për financimin e “Projekti i Ekonomisë Digjitale” në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtarë për Zhvillim. Qëllimi i projektit është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore të internetit, si dhe i qasjes së qytetarëve dhe institucioneve publike e akademike në burimet e njohurive, shërbime dhe tregjet online. Asociacioni do të japë një kredi në kushte të volitshme në shumën 25 milionë dollarë amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version