Site icon Telegrafi

8.6 % e qytetarëve votojnë në Bujanoc deri në orën 12:00

Në Bujanoc deri në orën 12:00 kanë votuar 8.6 për qind e qytetarëve.

Kështu bën të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri.

“Në Komunën e Bujanocit, 42786 qytetarë kanë të drejtë vote në 59 qendra të votimit. Deri në orën 10:00 kanë votuar 3.74 për qind. Ndërkaq, deri në orën 12:00 kanë votuar 8.67 për qind”, njoftoi ai.

Ndryshe, shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Exit mobile version