Telegrafi

Deputetët votuan për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Me 79 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi ka vendosur që EULEX-it t’i vazhdohet mandati.

Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.