Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 78 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 13 mijë e 791 numrin e personave të infektuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, po ashtu ka njoftuar se janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 113, transmeton Telegrafi.
Nga virusi COVID-19, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 9 persona, numri i viktimave ka arritur në 548.
Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej raste 29.
Pastaj, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste.
Komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste.
Komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.
Raste aktive janë 3 mijë e 130./Telegrafi/