Sipas gazetës, 100 kriminelë shqiptarë, 78 prej të cilëve vrasës, janë në kërkim në Mbretërinë e Bashkuar dhe mes tyre ndodhen edhe përdhunues, trafikantë droge dhe grabitës. Pjesa më e madhe e tyre kanë jetuar në Britani për vite me radhë,
“The Sun” citon edhe Pëllumb Seferin, kreun e Interpolit në Shqipëri, i cili thotë se pjesa më e madhe e këtyre 100 kriminelëve janë tepër të rrezikshëm. “Na duhet të punojmë fort me kolegët tanë në Londër që t’i nxjerrim këta kriminele para drejtësisë në Shqipëri”, ka thënë Seferi.
Një rast i suksesshëm është ai i kapjes së Marash Gjokës, 48-vjeç, i cili u gjet në Catford, në juglindje të Londrës pas 11 vjetësh në arrati. Po kështu edhe 44-vjeçari Lulëzim Hoxhaj, i cili u arratis në Britaninë e Madhe në 1999, pasi vrau një person dhe plagosi dy të tjerë. Këta shtetas janë ekstraduar në Shqipëri ku aktualisht vuajnë edhe dënimet përkatëse./Telegrafi/