Site icon Telegrafi

7777 përqafime në 24 orë, rekord në ditën e Shën Valentinit

Jeff Ondash, theu këtë rekord, tw dielën, teksa përqafonte njerëz jashtë Hotelit Kazino "Paris", të Las Vegasit. Ondash dëshiron që të shpallet rekordmen i përqafimeve, sepse do që të ardhurat e marra nga çmim t’ia japë Shoqatës amerikane të Zemrës, ku ai është i angazhuar mbas vdekjes së të atit dhe të vëllait nga problemet e zemrës.

Rekordi i deri tashëm i përqafimeve ishte 5000 përqafime në ditë, dhe mbahej nga Siobhan O’Connor në Dublin të Irlandës. "Kur përqafoni dikë ai largohet me buzëqeshje", thotë Ondash, tashmë rekordmen i përqafimeve në botë. Gjithashtu ai ka thyer rekordin e përqafimeve në orë, me 1, 205 përqafime në 60 minuta. /VoA/
 

Exit mobile version