Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se sot janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 1 mijë e 833 numrin e personave të infektuar.
IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, transmeton Telegrafi.
Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej raste sot 21.
Ndërsa, në Komunën e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë).
Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë), Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë).
Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit).
Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm), përcjell Telegrafi.
Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë).
Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin) Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj) Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.
IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.
“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa bartja e maskave mbetet obligative”./Telegrafi/