Telegrafi

75-vjeçarja shkaktare e zjarrit në ‘Makedonski Brod’

Zyra për punë të jashtme dhe krim-Makedonski Brod deri te kompetentët e PTHP-së ka ngritur padi penale kundër S.B. (75) nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

S.B. dyshohet për kryerje të veprës penale ‘Shkaktim rreziku të përgjithshëm’, e paraparë dhe me gjobë sipas nenin 288, faqja 4 nga Kushtetua e RM-së.

E paraqitura më 16 gusht të këtij muajit rreth orës 09:00 në fushën e saj ‘Ograda’ të fshatit Vollçe, komuna e Makedonski Brod ka ndezur drunj të thata, gjegjësisht degë të vishnjës, me qëllim që vendin e caktuar ta pastrojë nga qershitë. Në momentin kur i ka ndezur, ka filluar zjarri të merr hov, ajo ka lëshuar vendin dhe ka shkuar në shtëpi.

Zjarri pak më vonë është shpërndarë nga vendi ku e kishte shkaktuar, ka kapluar gjithë hapësirën me barë, drunj, degë dhe për shkak të temperaturave të larta, zjarri është shpërndarë edhe më tej dhe nuk ka qenë e mundur për ta kontrolluar.

Nga zjarri i shkaktuar, është djegur tërësisht një shtëpi, një kulm shtëpie dhe një pushimoreje në hyrje të fshatit.

Përndryshe në Maqedoni, gjatë muajit të kaluar, zjarri kaploi një pjesë të madhe të rajoneve dhe shkaktoi djegjje të pyjeve dhe relativisht disa shtëpi. /Telegrafi/