Site icon Telegrafi

75 të vdekur pas përmbytjeve në Kinë

Të paktën 75 njerëz në veri të Kinës kanë vdekur ose janë zhdukur që nga dita e hënë në përmbytjet e fundit që po konsiderohen më të këqijat në vitet e fundit.

Tashmë, 756 persona janë regjistruar si të vdekur apo të humbur në mbarë vendin në gjysmën e parë të vitit.

Pekini është goditur nga shiu i vazhdueshëm që nga e marta duke detyruar anulimin e qindra fluturimeve dhe trenave transmeton Klan Kosova.

Presidenti Xi Jinping të mërkurën paralajmëroi vendin që të jenë të përgatitur për shumë vështirësi qe do të vijnë.

Exit mobile version