Site icon Telegrafi

75% e popullsisë rome në Maqedoni janë të papunë

75% e qytetarëve të përkatësisë rome në Maqedoni janë të papunë, që është dyfish më e madhe se mesatarja e papunësisë në aspekt të tërë popullsisë së vendit.

Të dhënat e Fondit arsimor të romëve tregojnë se 88% e tyre kanë arsim jo të plotë, ose të plotë fillor, 4,4% arsim të plotë, ose jo të plotë të mesëm.

Në kuadër të projekteve ”Përfundimi i shkollës si rrugë drejt punësimit” dhe ”Përmirësimi i punësimit përmes arsimimit dhe trajnimeve”, arsimin fillor dhe të mesëm e kanë përfunduar 330 romë, ndërkaq 125 të tjerë janë aftësuar për kërkim aktiv të punës.

Më tej, 72 fëmijë janë regjistruar në kopshte të fëmijëve, kurse 120 të tjerë kanë marrë pjesë në programe për zhvillim të hershëm të fëmijëve. 34 romë kanë gjetur vend pune përmes projekteve.

Sipas ministrit Samka Ibraimoski, projektet e këtilla japin rezultate të mira dhe se përvojat e tilla duhet të bëhen pjesë e sistemit. Agjencia AIM bën të ditur se edhe ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska ka mbështetur projektet e këtilla që sipas saj duhet të shfrytëzohen./Telegrafi/

*Foto AIM

Exit mobile version