Një 74-vjeçar nga Çairi, me iniciale P.B. është arrestuar dje nga policia ngaqë i njëjti dyshohet se ka mashtruar tre fëmijë dhe i ka detyruar të njëjtit të kryejnë vjedhje në një shtëpi.
“Më datë 05.04.2023, policët e Departamentit për punë kriminele në Njësitin për Punë të Brendshme Çair, kanë arrestuar P.B.(74) nga Shkupi. Ai dyshohet se gjatë ditës ka bindur tre të mitur nga Shuto Orizarja që të kryejnë vjedhje ndaj F.P. në shtëpinë e tij, ku kanë marrë para”.
“Ai, me veturë i ka dërguar fëmijët në shtëpinë dhe u ka treguar se ku duhet të kryejnë veprën. Pasii e kanë kryer veprën, paratë i kanë ndarë, një pjesë e të cilave janë gjetur dhe do të kthehen te pronarja. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.