Numri i aksidenteve në Kosovë gjatë muajve të fundit ka shënuar rritje. Kështu dëshmojnë edhe statistikat nga Policia e Kosovës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 74 aksidente. Prej tyre 46 kanë qenë me të lënduar ndërkaq 28 vetëm me dëme materiale.
Policia në vazhdimësi apelon tek vozitësit që të kenë kujdes dhe tu përshtaten kushteve të rrugës dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim