Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.
Ndryshe, një ditë më parë ka rinisur vaksinimi i personelit shëndetësor në vend, pas ardhjes së një pjese të vaksinave Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian.
Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi. /Telegrafi/