Site icon Telegrafi

73-vjetori i themelimit të NATO-s, Xhaçka: Krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar sot 73-vjetorin e themelimit të NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka ka shpërndarë një video të godinës së Ministrisë së Jashtme të ndriçuar me ngjyrat e Aleancës.

Ajo është shprehur se “sot, njësoj si 73 vjet me parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike”.

“NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë”, ka shuar ministrja.

“Krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale”, la theksuar Xhaçka.

NATO është një organizatë e themeluar në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. /Telegrafi/

Exit mobile version