Telegrafi

73 vjeçari nga Gostivari ka trafikuar drogë

MPB ka penguar transportin e drogës narkotike prej 580 gram, me çka është privuar nga liria М.А. (73) nga Gostivari për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar të drogave narkotike”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më datë 20.08.2016 në kalimin kufitar Tabanoc në dalje nga Republika e Maqedonisë në një autobus me regjistrim të Ohrit i cili ka qarkulluar në linjën Strugë-Vjenë, nga ana e një zyrtari policor dhe një doganier, autobusi është përzgjedhur për kontroll të detajuar kur dhe është gjetur valixhja e udhëtarit të paraqitur në të cilën ka pasur një paketim me materie pluhur, për të cilën pas kontrollit është konstatuar se është kokainë.

Nga ana e gjykatësit është ngritur kallëzim penal ndaj të pandehurit dhe i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh./Telegrafi/