Site icon Telegrafi

73-vjeçari Arsene Wenger shijon pushimet në Mykonos me një grua misterioze

Arsene Wenger u pa duke shijuar verën e tij teksa pushonte në plazh i shtrirë përkrah një bruneje mahnitëse.

Trajneri legjendar i Arsenalit u largua nga skuadra në vitin 2018 pas 22 vitesh shërbimi dhe fitoi tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cup.

Në nëntor 2019, francezi u emërua si Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s – një rol që e ka parë atë të propozojë një përditësim radikal të rregullit jashtë loje, shkruan The Sun.

Foto: BackGrid

Por, para kësaj Wenger tani ka marrë kohë për t’u çlodhur dhe për të kapur pak diell plazhi.

Wenger shoqërohej nga një brune misterioze me bikini kafe teksa ishte shtrirë në një shtrat dielli në Mykonos, Greqi.

Foto: BackGrid

Ndërsa ishte shtrirë, Wenger u pa veshur me një bluzë të bardhë dhe disa syze dielli.

Në një foto tjetër, një tjetër shoqëruese pranë Wengerit i zhveshi të gjithë duke shijuar rrezet ‘topless’.

Foto: BackGrid

I mbiquajtur “Le Professeur”, Wenger u fotografua më vonë duke u zhytur në detin Egje ndërsa kishte veshur mbathje noti të kaltër të errët. Më pas ai u mbështoll me një peshqir pasi u kthye në plazh.

Ish-bosi i Arsenalit u nda nga ish-gruaja e tij Annie Brosterhous në vitin 2015 pas një martese pesë-vjeçare.

Foto: BackGrid

Annie, një ish basketbolliste olimpike franceze, filloi lidhjen e saj me Wenger në mesin e viteve ’90, përpara se dyshja të mirëpritën vajzën Lea në 1997.

Destinacioni popullor i pushimeve më parë ka mirëpritur yje si Jack Grealish, Raheem Sterling dhe ylli i ri i Manchester United, Mason Mount. /Telegrafi/

Foto: BackGrid

 

Foto: BackGrid
Foto: BackGrid
Exit mobile version