Site icon Telegrafi

73 organizata qytetare në Maqedoni përfshihen në rrjetin për qëndrueshmëri financiare

73 organizata qytetare të vendit janë përfshi në një rrjet joformal për qëndrueshmëri financiare, që ka për qëllim të përfaqësojë lehtësime dhe ndryshime ligjore në trajtimin tatimor të organizatave qytetare, lehtësimet tatimore për donacione dhe mbështetje për organizatat qytetare dhe lidhje me statuset e organizatave të interesit publik, sistemin e përllogaritjes për organizata jofitimprurëse, statusin e organizatave si punëdhënëse, etj.

Sipas përfaqësuesve të organizatave qytetare, qëndrueshmëria financiare është sfidë kyçe me të cilën përballet puna e tyre.

Ndryshimi i rrethanave juridike ku funksionojnë organizatat do të mund të ndikonte në ngritjen e organizatave të qëndrueshme qytetare që ofrojnë zgjidhje për sfidat në bashkësi.

Sipas të dhënave më të fundit, organizata aktive mund të konsiderohen ato të cilat kanë dorëzuar llogari përfundimtare ose kanë dorëzuar deklaratë./Telegrafi/

*Foto Slloboden Peçat

Exit mobile version