Telegrafi

73% e pajisjeve mobile të Apple në iOS 7

Këto nuk janë shifra zyrtare të kompanisë Apple, mirëpo të njëjtat mund të prezantohen në ngjarjen e Apple e cila mbahet nesër, kur edhe pritet që kompania ta bëjë prezantimin zyrtar të iPad 5 dhe iPad Mini.

Raporti mbi fragmentimin e sistemit të ri operativ të Apple vjen nga Millennial Media, të cilët e kanë analizuar platformën e tyre të reklamimit dhe shifrat e përdorimit të platformës së re nga pajisjet mobile të cilat bazohen në iOS.

Megjithatë, sipas raportit thuhet se shkalla e adoptimit të iOS 7 është pak më e ngadalshme sesa ajo e versionit paraprak të sistemit operativ të Apple, iOS 6. / Telegrafi /