Site icon Telegrafi

72-vjeçarja duke vrapuar kap hajneshën e re

E reja ka tentuar ta plaçkit zonjën e cila me automjet po e kërkonte një adresë. Pasi që ka hyrë në automjet me dy shoqet e saj përnjëherë e ka grabitur çantën dhe ka filluar të ik me vrap: ajo që vajza anonime nuk e ka ditur është se zonja quhet Jean Hirst dhe se me shtatëmbëdhjetë vitet e saj ka qenë fituese e çmimit të parë në sprint në garën e të gjitha shkollave angleze.

72-vjeçarja Jean ka vrapuar pas hajneshës, shpejt e ka arritur dhe kur vajza e ka parë gjyshen në vetëm disa metra larg vetes, e ka hedhur çantën. Janë dashur vetëm 15 sekonda që plaka ta arrij, mirëpo pasi që ka futur në dorë gjërat e saja, nuk e ka vazhduar ndjekjen tutje.

Për më tepër, me të kthyer në automjet ka vendosur të mos i thotë asgjë policisë dhe i ka koritur dy vajzat tjera për faktin që kanë një shoqe të tillë.

"U kam thënë të zgjedhin mikeshat e tyre më me kujdes. Nuk ka pasur gjasa t’i lajmëroj në polici dhe në fund të fundit e vetmja gjë me rëndësi ka qenë të marr çantën time", ka thënë sprinterja e moshuar.

Exit mobile version