Site icon Telegrafi

72-vjeçari u gjet i vdekur në përrua në Memaliaj, zbulohet se është qëllua me sëpatë dhe thikë

Burime policore nga terreni konfirmojnë se 72-vjeçari, Faik Hajdini, i cili u gjet i vdekur në një përrua në fshatin Zhapokikë në Memaliaj është vrarë.

Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë gjetur dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemoragji, që ka çuar në vdekjen e tij.

Goditjet mësohen se kanë qenë me mjete prerëse, sëpatë dhe thikë.

Terreni shumë i vështirë, ku gjendet trupi i të ndjerit, ende i palëvizur, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.

Ndërkaq alarmin për humbjen e tij e dhanë familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet me të prej 48 orësh. /Telegrafi/

Exit mobile version