Referendumi në Maqedoni do të jetë sfidë mes lindjes dhe perendimit në Maqedoni dhe do të jetë në sytë e botës për të vlerësuar të gjithë procesin në tërësi.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në periudhën e kaluar ka pasur të hapur mundësi që të jep akreditime për vëzhgues dhe shtëpi mediatike nga jashtë për të ndjekur të gjithë procesin e referendumit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
CIVIL do të ketë më shumë vëzhgues në krahasim me organizatat që ndjekin procesin e votimit. Ata do të jenë 282 në numër, kurse MOST do të ketë vetëm 12 vëzhgues.
Inkluziva do të ketë 40 vëzhgues kurse organizata “Qendra kombëtare e romëve-Kumanovë” do të ketë 46 vëzhgues.
OSBE/ODIHR do të ketë 188 vëzhgues dhe 28 përkthyes, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Prej ambasadave, më shumë vëzhgues do të ketë Ambasada e SHBA-ve në Shkup, me 35 vëzhgues dhe 47 përkthyes.
Interesant është fakti se dy shtëpi mediatike ruse do të kenë vëzhgues, TVKANAL24 dhe Agjencia shtetërore e informimit do të kenë nga një gazetar vëzhgues.
Ambasada e Shqipërisë do të ketë 6 vëzhgues kurse e Kosovës do të ketë 4 vëzhgues. /Telegrafi/
Listën e plotë mund ta shihni KËTU