Në këtë mënyrë shoqata mjedisore botërore “Greenpeace” ka zgjedhur të dëshmojë se si ndryshimet klimatike ndikojnë në rrushin dhe vreshtat franceze. Grupet për mbrojtjen e mjedisit kanë njoftuar se me këtë kanë dashur që njerëzve t’u hapin sytë që ngrohja globale nuk është diçka që ndodhë nëpër pyje të Amazonës, por gjithashtu ndikon në klimën e përgjithshme dhe në vendlindjen e tyre.
“Greenpeace” është shoqëruar me Spencer Tunick, artistin e njohur për fotografimin e njerëzve lakuriq para vendeve historike.
Vreshti në Mancon ndoshta nuk është historik, por është zemra e Francës, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
713 pjesëmarrës kanë ecur më shumë se një orë për të arritur deri tek kalaja “Chateau des Rontets” për të zhveshur rrobat e tyre për qëllim të mirë.