Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 70-vjetorin e themelimit të NATO-së, ka kujtuar rolin e pazëvendësueshëm të Aleancës për tërë botën.
“Si bashkësi e popujve dhe shteteve që punon pareshtur për forcimin e paqes, NATO-ja vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Thaçi është shprehur i lumtur që NATO është Kosovë, duke thënë se dëshiron që edhe Kosova të jetë në NATO.
“Rrugëtimin euroatlantik duam ta vazhdojmë si vend anëtar i NATO-s dhe për këtë po punojmë pandërprerë. Në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë”, përfundoi Thaçi./Telegrafi/