Site icon Telegrafi

’70 përqind e ushtarëve marrin paga fillestare’ (Video)

Na respektojnë qytetarët, kurse politika jo, ne nuk jemi shurdhë memec, me mesazhe të këtilla sot protestuan anëtarët e Ministrisë për mbrojtje dhe ARM-ja, të pakënaqur me rrogat e tyre dhe kushtet për punë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pagat e ushtarëve janë nën mesatare, thonë nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri. 70 përqind e ushtarëve në Ushtri marrin paga fillestare, edhe atë 15 mijë denarë, pa llogaritur shtojcat e rrezikut.

Në mesin e ushtarëve u shfaq revolta pasi qeveria vendosi të rrisë pagat e policisë. Për një vit punonjësit e MPB-së ka marrë një rritje të dyfishtë prej 5 përqind. Në protestë shihen edhe plaketa në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri dhe Sindikata e ushtarëve profesionistë njoftuan se ata do të vazhdojnë me protestat, por edhe se ata janë të gatshëm të organizojnë një grevë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. /Telegrafi/

Exit mobile version