Telegrafi

70 kamionë ngecin në kufirin Maqedoni – Greqi në Bogorodicë

Në vendkalimin kufitar Bogorodica me Greqinë janë krijuar kolona të gjata të kamionëve që presin të hyjnë në shtetin helen. Bëhet e ditur se ndalesën e kanë vendosur policët kufitar grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth 70 kamionë presin hyrjen në Greqi, ndërkaq arsyet e ndalesë së tyre janë kushtet e këqia atmosferike në vendin fqinjë. MPB-ja është interesaur të dij diçka më tepër, ndërkaq përgjigja greke ka qenë se moti i ligë dhe gjendja e keqe e rrugëve është shkaku i kësaj ndalese./Telegrafi/