Hiti i Miley Cyrus, “Wrecking Ball”, u publikua shtatë vite më parë, ndërsa ylli është duke e kremtuar këtë.
Artistja 27 vjeçare ndau një pjesë të klipit në rrjetet sociale duke shkruar, “shtatë vite nga Wrecking Ball. Më duket sikur shumë vite më parë”.
“Faleminderit për gjithë mbështetjen që më dhatë atëherë dhe sigurisht për dashurinë që po vazhdoni të tregoni rreth artit tim. Përgjithmonë mirënjohëse dhe frymëzuese”.
https://twitter.com/MileyCyrus/status/1298296231093993472
Ajo theksoi se kur e ka shkruar tekstin për këtë këngë, ishte ndjerë shumë zemërthyer.
Videoja muzikore ikonike e Miley, e cila është parë më shumë se një miliard herë në YouTube, e shfaq bionden të tërhequr nga ‘Disney Channel’ në një stil krejtësisht të ndryshëm.
Dhe e njëjta po vazhdon të rrëmbejë vëmendje të madhe me stilin në çdo projekt të ri.
Më poshtë ua sjellim disa pamje nga videoklipi eksplicit i “Wrecking Ball”, i cili u komentua në masë të madhe në vitin 2013:
/Telegrafi/