Site icon Telegrafi

7 vjet nga vërshimet në Hasanbeg të Shkupit me 22 viktima

Sot mbushen 7 vjet nga vërshimet vdekjeprurëse që përfshinë zonën e Hasabegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit, ku humbën jetën 22 veta.

Pasditen e 6 gushtit 2016, Shkupi u përfshi nga moti i furishëm me reshje intensive të shiut dhe erë të fuqishme. Por më të goditura ishin vendbanimet në pjesën e Hasanbegut dhe qarkores të autostradës Shkup – Tetovë.

Gjatë 24 orëve të 6 gushtit ka pasur shi të rrëmbyeshëm që vërshoi dhe dëmtoi shtëpi, vërshoi rrugë, drunjë të rënë, objekte, biznese e makina të dëmtuara, qarkorja e dëmtuar, serrat e mbjellura në këtë zonë si dhe dëme tjera.

Mbi një mijë qytetarë janë evakuuar natën e këtij rrebeshi. Dëmet ishin shumë të larta, me ç’rast

Më 8 gusht u shpall ditë zie, por nga nata e 6 gushtit nuk ka munguar ndihma e gjithanshme dhe solidariteti me banorët e prekur të këtyre zonave. /INA

Exit mobile version