Një shtatë vjeçar i dha nënës së tij një surprizë të pakëndshme pasi ajo e lejoi atë të “luante” me celularin e saj.
Në një kohë të shkurtër, i riu gjerman arriti të shpenzojë 2,753.91 euro për të blerë lojëra përmes aplikacioneve, sipas një deklarate nga Qendra e Këshillimit të Konsumatorëve në Saksoninë e Ulët me rastin e Ditës së Internetit më të Sigurt.
Djali mori lejen e nënës së tij për të hyrë në lojërat online përmes telefonit inteligjent të saj, transmeton Telegrafi.
Nëna e tij gjithashtu i dha atij hyrje në kartelën e saj.
Një deklaratë të saj nëna the se djali i saj, pasi kishte shpenzuar shumën e lejuar të parave, vazhdoi të luante lojërat e tij të preferuara në fshehtësi.
Kathrin Koerber, një ekspert ligjor në këtë institucion shtetëror për mbrojtjen e konsumatorit, shpjegoi se ligji gjerman lejon fëmijët të blejnë në internet pa lejen e prindërve.
Çdo vit, në ditën e dytë të javës së dytë të shkurtit, dhe këtë vit bie të martën, kremtohet Dita e Internetit më të Sigurt, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e sigurisë së informacionit.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me çështjet e sigurisë në internet, dmth në lidhje me çështje të tilla si ngacmimi në internet, përdorimi i rrjeteve sociale dhe identiteti digjital. /Telegrafi/