Telegrafi

7 vetë të helmuar nga kërpudhat në Sopishte të Shkupit

Televizioni Telma njoftoi se 7 persona janë helmuar nga kërpudhat, në Fshatin Sopishte të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

5 persona gjatë ditës së sotme janë vendosur në klinikën për toksikologji, njëri nga ata është lëshuar në shtëpi, nërsa pasdite mjekët kanë pranuar edhe dy pacientë që kanë kërkuar ndihmë.

Sipas informacioneve nga mjekët, helmimi ka ndodhur pardje, ku personat kan ngrënë kërpudha që i kanë mbledhur vetë, ndërsa simptomat e para u janë paraqitur pas pesë orëve./Telegrafi/