Telegrafi

Më 7 nëntor lansimi zyrtar i LabBox, produktit të parë për tech-edukativ për fëmijët

Secili prind ka përgjëgjësi të mendojë për pregaditjen e fëmijut të vet, ashtu që jetë i gatshëm për të ardhmen!

Duke pas parasysh ndryshimet e mëdha të shkaktuara nga zhvillimi i hovshëm teknologjike, është sigurt që pregaditja e femijëve në fushën e teknologjisë informative është me se e nevojshme, pavaresisht profesionit te cilin femiju do ta zgjedh në të ardhmen.

Mirëpo teknologjisa nuk mësohet ndryshe përveç nga praktika.

Për këtë më 7 nëntor do të lansohet LabBox, produkti i parë edukative i cili fuqizon secilin femijë që të mësojë për elekroniken dhe programimin.

Planprogrami i zhvilluar nga ekipi i Labboxit, i cili i mundësohet familjeve të cilat kanë femijë të moshës 8+ përmban blloqet elektronike të cilat lejojnë fëmijët praktikisht të ndërtojnë projekte të ndryshme teknologjike të cilat mund të jenë gjithçka nga llamba dore e deri te robot të ndryshëm.

Nëse fëmijët tuaj kalojnë kohën me LabBox, do të jenë të gatshëm për të adhmen para tyre, duke pas mundësinë që të zhvillojnë shkathtësi të nevojshme për shekullin 21.

Ngjarja e lansimit të LabBox mbahet më 7 nëntor, nga kjo datë Labboxi do të jetë në treg. Mund ta porositni në: www.labbox.education

LabBox është produkt i zhvilluar nga Akademia jCoders, e çertifikuar në STEM na agjensioni amerikan i akreditimit AdvancEd.