Telegrafi

7 ministra nuk deklarojnë pasurinë

Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin kundër Korrupsionit (LKK) ka përfunduar më 31 mars 2009.

"Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë janë edhe liderët kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Presidenti i Republikës, kryeministri, kryetari i Kuvendit, dy zv/kryeministrat. Ndërsa nga niveli i ministrave pasurinë e tyre e kanë deklaruar dhjetë ministra nga 17 sa përbëjnë Qeverinë e Republikës së Kosovës", thuhet ne komunikaten e Agjencisë Kundër Korrupsionit. 

Para fillimit të marsit janë shpërndarë formularët e deklarimit të pasurive ndërsa, zyrtarët e Agjensionit kanë mbajtur trajnime me personat që ishin pikë kontaktuese në mes të AKK-së dhe institucionit përkatës (një nga të gjitha institucionet publike) në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë mbushjen e formularëve. /Telegrafi/