Telegrafi

7 mënyra për tu qetësuar pas një dite të lodhshme

1. Një banjë qetësuese
Nuk ekziston asgjë më qetë se bërja e një banje. Shtoni vajra të ndryshme aromatikë, ose në mungesë të tyre, vaj bebesh ose larës trupi. Nëse keni qirinj, ndizini. Do të krijoni kështu një mjedis relaksues, që do t’ju çlodhë trupin dhe mendjen.

2. Bëni manikyr ose pedikyr vetë
Shumica e femrave e gjejnë si aktivitet relaksues një manikyr ose pedikyr në fund të ditës. Nëse nuk keni kohë dhe para për të shkuar në një sallon bukurie, provoni ta bëni në shtëpi. Kështu kurseni ca para, ju ha më pak kohë dhe ju ndihmon të shkarkoni stresin.

3. Provoni Yoga-n
Yoga-n mund ta praktikoni edhe në kushte shtëpie. Shikoni video në internet ose gjeni libra të ndryshëm. Gjithsesi kini kujdes të zgjidhni pozicione të lehta, me të cilat do të relaksoheni.

4. Silluni si fëmijë
Bëni diçka që e bënit kur ishit fëmijë. Luani një nga lojërat tuaja të preferuara ose dëgjoni këngët, që dëgjonit atëherë. Kjo do t’jua largojë stresin, që ju ka pushtuar.

5. Shkruani ose lexoni
Hidhini shqetësimet tuaja në letër, nëse nuk keni dikë me të cilin t’i ndani. Leximi është tmerrësisht qetësues dhe jua largon shqetësimet nga koka, dhe pse për pak kohë, shkruan Living. Të dyja do t’ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe më mirë. Janë zgjidhja perfekte pas një dite të lodhshme pune.

6. Dëgjoni muzikë qetësuese
Dëgjoni muzikë qetësuese ose kërceni nëpër shtëpi me këngë ritmike. Bëjeni këtë për një orë dhe gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë krejtësisht.

7. Pini çaj kamomili
Një kupë çaj kamomili ju qetëson nervat, pas një dite të ngarkuar me stres. Kamomili është qetësues natyror, që përdoret prej mijëra vjetësh dhe që ju ndihmon të flini gjumë lehtësisht. /Telegrafi/