Telegrafi

7 fakte të habitshme për 7 njerëz të mëdhenj

Askush nuk e di se cilat ishin fjalët e fundit të Albert Ajnshtajnit. Kjo sepse infermierja që kujdesej për të në momentin e vdekjes, nuk kuptonte gjermanisht.

Çmimet “Nobel” që ne njohim sot, nuk do të ekzistonin nëse vetë Alfred Nobel nuk do të bënte një ndryshim në testament në vitet e fundit të jetës.

Ai bëri të mundur ngritjen e akademisë “Nobel” me qëllim që të mos mbahej mend si nxitës i dhunës, pasi kishte shpikur dinamitin.

Çarls Dikens preferonte të flinte me fytyrën drejtuar nga veriu. Ai mendonte se në këtë mënyrë, aftësitë e tij për të shkruar do të përmirësoheshin.

Gjatë mbretërimit të Elizabetës së Parë, meshkujt me mjekër duhej të paguanin një taksë shtesë.

Isak Njutoni ishte i obsesionuar pas okultes dhe mbinjerëzores.

Gjeniu i muzikës, Moxart, nuk ka shkuar kurrë në shkollë.

Flamuri kombëtar i Italisë është dizajnuar nga Napoleon Bonaparti.