Site icon Telegrafi

7% e bizneseve në BE kanë përdorur robotë gjatë vitit 2018

Shtatë për qind e bizneseve brenda Bashkimit Evropian që kanë së paku 10 punëtorë kanë përdorur robotët industrial ose ata të shërbimeve gjatë vitit 2018.

Sipas Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian, bizneset e mëdha i kanë përdorur më shumë robotët.

“Bizneset e mëdha më shumë përdorin robotët, 25 për qind e bizneseve që punësojnë 250 ose më shumë persona, sesa ndërmarrjet e mesme, 12 për qind e bizneseve që punësojnë 50 deri 249 persona”, thotë Eurostat, përcjell Telegrafi.

Të dhënat tregojnë se 5 për qind e bizneseve të vogla që punësojnë mes 10 dhe 49 persona, vitin e kaluar kanë përdorur robotë.

Numri më i madh i bizneseve që kanë përdorur robotët industrial ose ata të shërbimeve janë nga Spanja, më saktësisht 11 për qind, ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda me nga 10 për qind secila dhe Italia me 9 për qind.

“Niveli më i ulët i përdorimit është regjistruar në Qipro me 1 për qind, pasuar nga Estonia, Greqia, Lituania, Hungaria dhe Rumania me 3 për qind”, thotë Eurostat.

Sipas Zyrës së Statistikave, robotët industrial janë përdorur më shumë se robotët e shërbimeve, kryesisht në ndërtimtari me 16 për qind, ndërsa robotët e shërbimit në prodhim dhe në tregti me pakicë me 4 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version