Emisioni “7 Ditë me Panxhën” nga sonte fillon me ciklin e episodeve kushtuar Zgjedhjeve Lokale dhe ndërlidhjes që ato kanë me zhvillimin ekonomik. Po ashtu, “7 Ditë me Panxhën” për katër javët e ardhshme vjen me një orar të ri, çdo të premte nga ora 18:40 në Klan Kosova dhe YouTube.
Episodi i sotshëm nis me një pasqyrim të të dhënave të Zgjedhjeve Lokale 2021. Pastaj, emisionin e vazhdojmë me storien e përgatitur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
E për ndikimin që Zgjedhjet Lokale kanë në ekonomi është bashkëbiseduar me profesorin e ekonomisë Muhamet Mustafa.
Ndërsa, në prag të zgjedhjes së udhëheqësve komunalë, “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie për kompetencat e kryetarëve të komunave, natyrisht me theks të veçantë në ekonomi.
Prandaj, shihemi sonte prej orës 18:40 në Klan Kosova dhe YouTube.