Në 24-orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 16 pacientë, derisa janë regjistruar edhe 690 raste të reja.
IKSHPK bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive, transmeton Telegrafi.
Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 277.
Pastaj në Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste.
Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste.
Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste.
Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste.
Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.
IKSHPK thekson se raste aktive janë 11 mijë e 768, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/