Telegrafi

69 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 69 pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij spitali, nga këta pacientë 2 janë në respirator, 47 të tjerë në oksigjeno terapi kurse 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë që kanë qenë të infektuar me COVID-19. /Telegrafi/