Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 6,751.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149,820, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,917 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.
Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/