Telegrafi

675 vendvotime të kontestuara nga TMRO

Partia Politike TMRO me një njoftim dërguar mediave informon opinionin se kanë parashtruar ankesa për kontestim të procesit të votimit në 675 vendvotime në territorin e Shkupit.

”TMRO ka dyshime në dërgimin e rezultateve nga Komisionet Komunale në Bashkinë e Shkupit deri tek KSHZ-ja, në formë elektronike. Mos numërimi i votave në komisione të votave dhe dërgimi në formë elektronike nëpër komisionet komunale krijon për neve dyshime” thonë nga TMRO, njofton Telegrafi Maqedoni.

TMRO kërkon rinumërim, kuti pas kutije. /Telegrafi/