Site icon Telegrafi

67-vjeçari në Lezhë kërcënon nipin me pistoletë, arrestohet nga Policia

Një 67-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka kërcënuar nipin e tij me armë zjarri, pas një konflikti për motive pronësie.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lezhë-Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.

Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 67-vjeçari që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.

Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version